Pas Venezuelës, Italia bind dhe ndaj Ekuadorit

Nga A2 CNN
25 Mars 2024, 17:13 | Futboll

Pas Venezuelës, Italia bind dhe ndaj Ekuadorit

Pas fitores me Venezuelën, Italia regjistroi një tjetër sukses në miqësoret në prag të Euro 2024. Ekipi i Luciano Spalletit mundi me  rezultatin 2-0 Ekuadorin në testin miqësor të zhvilluar “Red Bull Arena” të Nju Jorkut.

Të kaltrit dominuan sfidën dhe zhbllokuan rezultatin me një perlë nga Pelegrini që në minutën e tretë të sfidës.

Edhe Ekuadori provoi të bënte diçka por goditjet ishin shumë larg portës. Nga ana tjetër, Italia e kërkoi me ngul golin e dytë dhe e gjeti atë vetëm në minutën e 94 me Barelën.

Një test i mirë ky për trajnerin Spalleti që merr sinjale pozitive nga skuadra kur kanë mbetur më pak se tre muaj nga nisja e Europianit në Gjermani.

Kujtojmë se  Italia nis rrugëtimin kundër Shqipërisë dhe më pas përballet me Spanjën e Kroacinë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli