Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 50%
  • Mungesa e kohës 33%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 17%

Lëvizja e bujshme, një shqiptar për të përforcuar mbrojtjen e Napolit

Nga A2 CNN
25 Mars 2024, 17:16 | Futboll

Lëvizja e bujshme, një shqiptar për të përforcuar

Një shqiptar për të përforcuar mbrojtjen e Napolit. Ardian Ismajli është emri kryesor në listën e preferencave të merkatos.

Kampionët e Italisë në fuqi, që pritet t’ia dorëzojnë titullin Interit në këtë edicion, kanë nisur negociatat për afrimin e yllit kuqezi.

Bisedimet me përfaqësuesit e 27-vjeçarit janë në fazë të avancuar. Sipas mediave italiane, këtu ka ndihmuar edhe drejtori sportiv i Napolit, Meluzo, i cili ishte i pari që e promovoi Ismajlin te Specia.

Në këtë sezon, mbrojtësi i Kombëtares ka qenë një prej lojtarëve më të mirë të Empolit. Nëse lëvizja e bujshme do të realizohet, ky do të jetë një hap i madh në karrierën e Ardian Ismajlit, që do të ketë shansin të luajë përkrah kapitenit të Kosovës, Amir Rrahmani.

A2 CNN Livestream

Dita jonë