Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 73%
  • Mungesa e kohës 18%
  • Mungesë motivimi 9%
  • Lodhja fizike 0%

Elseid Hysaj largohet nga Lazio në fund të sezonit

Nga A2 CNN
25 Mars 2024, 17:18 | Futboll

Elseid Hysaj largohet nga Lazio në fund të sezonit

Elseid Hysaj nuk po kalon formën më të mirë. Kështu raportojnë dhe mediat italiane të cilat shkruajnë se shqiptari është shumë pranë dhe largimit nga Lazio.

Me ndryshimin e trajnerit dhe dorëheqjes së Mauricio Sarrit, futbollisti shkodran duket se nuk ka më vend tek kryeqytetasit.

Sipas “Corriere Dello Sport”, trajneri i ri, Igor Tudor do të bëjë shumë ndryshime në skuadër dhe mes tyre mund të jetë dhe Hysaj .

Madje mbrojtësi i krahut të djathtë ka patur dhe një bisedë të gjatë me presidentin Klaudio Lotito ku mes të tjerash është diskutuar dhe mundësia e largimit në verë.

Detaje të tjera nuk bëhen të ditura por më siguri që javët ardhshme edhe tekniku  Tudor do të tregojë projektin e tij me Lazion, ndonëse në Itali janë të sigurt se Hysaj nuk është në planet e tij.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi