Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 73%
  • Mungesa e kohës 18%
  • Mungesë motivimi 9%
  • Lodhja fizike 0%

Playoff liga C, Gjeorgjia luan shansin historik kundër Greqisë

Nga Erald Kodhelaj
26 Mars 2024, 16:41 | Futboll

Playoff liga C, Gjeorgjia luan shansin historik kundër Greqisë

Bileta e fundit në Euro 2024 do të caktohet nga Liga C. Gjeorgjia dhe Greqia premtojnë betejë në finale. Gjatë rrugëtimit të tyre ato u kualifikuan në gjysmëfinale dhe tashmë synojnë vendin në aktivitetin në Gjermani.

Gjeorgjia mposhti Luksemburgun, ndërsa Greqia fitoi përballë Kazakistanit. Ndryshimi i madh nga ato ndeshje është fakti se te gjeorgjianët rikthehet në fushë, pas pezullimit ylli i ekipit, Kvaratshkelia. Nëse helenët janë mësuar me eventet madhore, ku kanë qenë kampionë të Europës në vitin 2004, Gjeorgjia ka shansin e madh që për herë të parë në histori të kualifikohet në eventin më të rëndësishëm kontinental.

Skuadra që fiton do të luajë në Grupin F të Euro 2024, ku do të ketë si kundërshtarë Portugalinë, Turqinë dhe Republikën Çeke.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi