''Lufta vazhdon'', Vinícius Júnior shpërthen në lot kur e pyesin për racizmin

Nga A2 CNN
26 Mars 2024, 16:45 | Futboll

''Lufta vazhdon'', Vinícius Júnior

Tema e racizmit në futbollin botëror është rikthyer sërish. Në prag të miqësores mes Spanjës dhe Brazilit,  ylli madrilen Vinicius JR, ka dalë në konferencën për shtyp, ku pasi u pyet për këtë çështje, ka shpërthyer në lot .

“Është diçka trishtuese, që ndodh çdo ditë, jo vetëm në Spanjë, por edhe në vende të tjera. Megjithatë unë jam i vendosur për të luftuar ndaj këtij fenomeni deri në fund”, tha ai.

 Ajo që shqetëson më shumë është mungesa e sanksioneve, qoftë nga autoritetet sportive, qoftë nga ato shtetërore. Braziliani ka qenë shpesh here pre e koreve raciste në Spanjë ku për fatin e keq kjo tematikë është e pranishme në çdo javë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos