Pas fitores në Jerevan ndaj Armeninë, Kosova u mund 2-0 në miqësoren me Hungarinë në Budapest. Në stadiumin “Pushkash Arena”, atmosfera ishte e ndezur që në fillim.
Dardanët në fillimin menduan të provonin portën me Edon Zhegrovën, por pa saktësi.
Pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura ndërsa në të dytën vendasit rritën më shumë presionin, në të 58-të një gabim në mbrojtje i dha mundësi hungarezëve që më anë të një kundërsulmi të kalonin në avantazh me Szoboszlai.
Hungaria vulosi fitoren përmes golit të Nagyit vetëm 4 minuta para fundit. Kjo ishte humbja e parë e Kosovës në drejtimin e Fodës, të cilit dy miqësore e këtij muaji i kanë shërbyer për të njohur më shumë skuadrën ndërsa objektiv mbetet ndërtimi i në ekipi të denjë për ndeshjet e Ligës së Kombeve në shtator. (A2 Televizion)