Kualifikuese Euro 2025, kuqezinjtë e vegjël munden edhe nga Zvicra

Nga A2 CNN
27 Mars 2024, 16:36 | Futboll

Kualifikuese Euro 2025, kuqezinjtë e vegjël munden edhe nga Zvicra

Kombëtarja shqiptare e 21 vjeçarëve  ka zbehur më shumë shpresat për t’u kualifikuar në Europianin e 2025. Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi u mundën 3-1 nga Zvicra në Arenën Kombëtare në Tiranë.

Zvicra mori avantazhin në min e 29-ën me Surdez që shënoi nga goditja dënimit. Në fundin e pjesës së parë Shqipëria ishte shumë pranë golit me kapitenin Medon Berisha, por goditja e tij  përfundoi jashtë katërkëndëshit.

Miqtë shënuan dhe dy herë të tjera me Sanches dhe Keller që praktikisht vulosën fatin e e ndeshje.

Ndërkohë Stiven Shpendi në fund realizoi golin e nderit por që nuk ndikoi aspak në lojë pasi 90 minuta përfunduan me rezultatin final 3-1.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos