Deri në vitin 2027, Inzaghi gati të rinovojë kontratën me Interin

Nga A2 CNN
28 Mars 2024, 17:23 | Futboll

Deri në vitin 2027, Inzaghi gati të rinovojë kontratën me

Simone Inzaghi është gati të rinovojë më Interin të paktën dhe për dy vite të tjera. Kështu raportojnë mediat italiane të cilat tregojnë se dy palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët ndërsa tani mungon vetëm firma në marrëveshjen e re.

Ky përfundim ishte i pritshëm pasi Inter nuk po njeh rival në kampionat , po marshon i qetë në krye dhe vetëm për çështje kohe intersitet do të vendosin yllin e dytë në fanellën zikaltër.

Sipas Gazzetta dello Sport, drejtuesit kërkojnë ta rinovojnë kontratën me Inzaghin përpara se ndonjë sirenë evropiane ta tundojë atë. Marrëveshja aktuale skadon në vitin 2025 dhe interistët synojnë zgjatjen e saj edhe për të paktën dy vite të tjera, pra deri në vitin 2027 ndërsa paga e tij nga 5.5 milion që merr në vit do të rritet me rreth një milion.

Tre sezone të tjera të plota për teknikun Inzaghi, që tregojnë se sa besim dhe pritshmëri ka klubi zikaltër te trajneri i tij.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos