Rikthehet Superiorja, Tetuta kërkon “hakmarrjen” ndaj Tiranës

Nga Erald Kodhelaj
28 Mars 2024, 11:42 | Futboll

Rikthehet Superiorja, Tetuta kërkon “hakmarrjen” ndaj

Pas ndeshjeve të kombëtareve, kjo fundjavë ia lë radhën futbollit shqiptar. Kategoria Superiore rikthehet këtë të premte më takime mjaft interesante që mund të vendosin shumë për fatin e disa skuadrave.

Egnatia kryesuese, prej 7 ndeshjes pa fitore në kampionat, kërkon të rikthehet sa më parë tek Kukësi, një kundërshtar që lufton për mbijetesë dhe detyrim ka 3 pikë.

Sfidë e bukur është ajo në kryeqytet, ku Teuta pas eliminimit në Kupë, kërkon të hakmerret me Tiranën. Detyra për durrsaket e Edi Martinit nuk do të jetë e lehet pasi dhe bardheblutë kërkojnë një vend mes 4 ekipeve më të mira dhe për këtë do të luajnë vetëm për fitore. Sfida është programuar këtë të premte në orën 19:00.

Nga ana tjetër, ekipi i momentin në futbollin shqiptar, Vllaznia pret në shtëpi, Erzenin. Dy kundërshtar me objektiva tërësisht të ndryshme do të matin forcat në Loro Boriçi. Kuqeblutë vijnë pa dy lojtarë të rëndësishëm si portieri Jurgen Mehidri, që u dëmtua në ndeshjen e fundit me Kukësin dhe mbrojtësi i krahut të djathtë, Geralb Smajli i cili pësoi  një tërheqje në grumbullimin me 21-vjeçarët e Shqipërisë.

Megjithatë, siç ka theksuar dhe tekniku Qatip Osmani në prag të sfidës, nuk ka justifikime, vlerësim maksimal për Erzenin por Vllaznia futet në fushë vetëm për një rezultat, fitore. Takimi nis në orën 19:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos