Argjentina fiton dhe miqësoren e dytë pa Messin

Nga A2 CNN
27 Mars 2024, 16:52 | Futboll

Argjentina fiton dhe miqësoren e dytë pa Messin

Edhe pse pa Lionel Messin, Argjentina e mbylli turneun në Shtetet e Bashkuara me një tjetër fitore.

Pavarësisht rotacionit me lojtarët dhe provave taktike, trajneri Skaloni arriti të mposhte Kosta Rikën me rezultatin 3-1. Di Maria, McAlister dhe Lautaro Martinez përmbysën avantazhin fillestar të kundërshtarëve.

Lajmi i vërtetë në këtë test ishte rikthimi te goli i sulmuesit të Interit, që u aktivizua nga stoli në të 71-ën dhe shënoi 6 minuta më pas.

Bëhet fjalë për një gol të shënuar me albiçelestët pas një viti e gjysmë. Hera e fundit që ai kishte festuar me Argjentinën ishte 24 shtatori i vitit 2022, në suksesin 3-0 përballë Hondurasit.

Lautaro Martinez arriti ta dërgonte topin në rrjetë me përfaqësuesen pas plotë 17 ndeshjeve pritje, ose ndryshe rreth 800 minuta lojë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos