Federata do kalojë në administrim, FIFA dhe UEFA në Spanjë për skandalet e futbollit

Nga A2 CNN
28 Mars 2024, 17:29 | Futboll

Federata do kalojë në administrim, FIFA dhe UEFA në Spanjë

FIFA dhe UEFA i kanë dërguar një letër të përbashkët Federatës Spanjolle ku kanë kërkuar sqarime të detajuara për hetimet e autoriteteve iberike, rreth akuzave për korrupsion.

Çështja lidhet me kontratën për zhvillimin e Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite, si edhe për rindërtimin e stadiumit në Sevija gjatë mandatit të ish-presidentit Luis Rubiales. FIFA dhe UEFA i kërkuan federatës informacione rreth hetimit, specifikimin e personave të përfshirë, si edhe çfarë bashkëpunimi po kryhet me policinë dhe cilat janë masat që janë marrë.

Sipas mediave spanjolle, letra e përbashkët është hapi që i paraprin kalimit të federatës në administrim të përbashkët nga dy institucionet kryesore të futbollit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos