Taulant Seferi ka fituar duelin me Andres Iniestan. Sulmuesi shqiptar u përball me ish-yllin e Barcelonës dhe Spanjës në kampionatin e Emirateve të Bashkuara Arabe, ku ekipi i tij, Bani Jas fitoi 2-1 kundër Emirates Club.
Iniesta shënoi golin që zhbllokoi ndeshjen, pas asistit të Pako Alkaser. Megjithatë, ekipi i Seferit arriti ta përmbyste rezultatin në pjesën e dytë të lojës. Kuqeziu qëndroi në fushë për 81 minuta dhe u zëvendësua nga stafi teknik që zgjodhi të përforconte repartin difensiv për të mbrojtur rezultatin. Edhe Iniesta u largua nga fusha në minutat e fundit të sfidës.
Me këtë sukses Bani Jas i Seferit përforcon pozitat në mesin e renditjes, ndërsa Emirates Club i Iniestës mbetet në zonën e rënies nga kategoria në elitën e futbollit të Emirateve të Bashkuara Arabe. (A2 Televizion)