Dinamo dhe Skënderbeu në një ndeshje direkte për final 4

Nga A2 CNN
29 Mars 2024, 16:39 | Futboll

Dinamo dhe Skënderbeu në një ndeshje direkte për final 4

Ndeshje shumë e fortë pritet të jetë dhe ajo në Durrës, ku Skënderbeu përballet me Dinamon, një rival direkt për Final 4.

Kryeqytetasit nuk po kalojnë formën më të mirë pasi në 5 ndeshjet e fundit, kanë fituar vetëm një. Megjithatë me 4 pikë me pak se korçarët dhe me një ndeshje më pak, tek ekipi i Dritan Mehmetit janë besimplotë se mund tja dalin dhe të arrijnë objektivin, një vend mes 4 ekipeve më të mira. Në anën tjetër, korçarët duan të blindojnë vendin e katërt.

Ekipi i Gvozdenovic ka përqendrim maksimal dhe  për fatin e mirë tekniku serb do të ketë të gjithë lojtarët në dispozicion. Nga ana tjetër tek Dinamo mungesa e sigurt është mbrojtësi i krahut të djathtë Albion Marku dhe në vendin e tij pritet të aktivizohet Jorgo Meksi. Takimi do të luhet këtë të shtunë në orën 18 në stadiumin Niko Dovana.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë