Kombëtarja shqiptare e futbollit është forca e parafundit në renditjen e Euro 2024.
Sipas medias ndërkombëtarë goal.com. kuqezinjtë pavarësisht se u kualifikuan nga një grup i vështirë ku mundën Republikën Ceke apo Poloninë, sërish vlerësimi dhe pritshmëritë e kuqezinjve në Europian nuk janë më të lartat.
Dy humbjet në 2 miqësoret e muajit mars sigurisht kanë dhënë një sinjal për ekipin e Silvinjos. Ndërkohë forca e pare në këtë europian mbetet Franca dhe më pas Portugalia, Belgjikia dhe Anglia. (A2 Televizion)