Djali i ish-kapitenit kuqezi, Milani interesohet për talentin Rocco Vata

Nga Erald Kodhelaj
29 Mars 2024, 16:43 | Futboll

Djali i ish-kapitenit kuqezi, Milani interesohet për talentin Rocco Vata

Milani në gjurmët e një talenti shqiptar. Gjigandët e Serie A kanë nisur të interesohen seriozisht për Roko Vatën, djalin e ish-kapitenit të Kombëtares, Rudi Vata.

Klubi kuqezi kishte kohë që e vëzhgonte 18-vjeçarin, për të cilin janë bindur plotësisht pas sfidës kualifikuese ndërmjet 21-vjeçarëvetë Irlandës dhe atyre të San Marinos, ku Roko shënoi tre gola. Milani ka shfaqur interes konkret për të firmosur parakontratë me futbollistin e ri, me synimin që të sigurojë shërbimet e mesfushorit përpara se ai të shpërthejë plotësisht dhe çmimi në merkato të rritet.

Momentalisht Roko Vata është pjesë e gjigandëve skocezë të Sëlltik.

Ai luan në akademinë e këtij klubit prej moshës 7-vjeçare dhe ka firmosur kontratë profesioniste kur ishte 16 vjeç. Me marrëveshjen që po arrin në fund, Milani ka vendosur të mësyjë, për ta bindur talentin të transferohet në Serie A.

A2 CNN Livestream

Dita jonë