Nuk ka më dyshime! Xabi Alonso refuzon Bayern e Liverpool dhe qëndron te Leverkusen

Nga Dea Kozma
29 Mars 2024, 16:50 | Futboll

Nuk ka më dyshime! Xabi Alonso refuzon Bayern e Liverpool dhe qëndron

Xabi Alonso ka vendosur të qëndrojë tek Bayer Leverkusen.

Tridhjetë fitore, pesë barazime dhe asnjë humbje në sezon dhe një Bundesligë pothuajse e fituar tashmë me 10 pikë avantazh ndaj vendit të dytë e kanë bërë Xabi Alonso trajnerin më të dëshiruar nga emrat e mëdhenj të futbollit evropian, por e ardhmja e ish-mesfushorit spanjoll do të jetë ende në Bayer Leverkusen.

Siç raportohet , ai ka refuzuar Liverpoolin Bayernin apo Monakon dhe dëshiron të vijoj eksperiencën e tij me Leverkusen. Ndonëse kontrata aktuale, skadon më vitin 2026, klubi gjerman kërkon ta blindojë spanjollin. Akordi i ri është arritur edhe pse detajet nuk bëhen të ditura. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos