Westerlo-Genk, në Belgjikë trukohet rezultati për Kupat e Europës

Nga Dea Kozma
29 Mars 2024, 17:01 | Futboll

Westerlo-Genk, në Belgjikë trukohet rezultati për Kupat e

Skandal në Ligën Pro Belge. Ndeshja Westerlo-Genk, është trukuar për një vend në Kupat e Europës. Lojtarët e dy skuadrave lanë lojën përpara se arbitri të fërshëllente për fundin e takimit.

Edhe pse ndeshje kishte dhe dy minuta kohë për të përfunduar dhe rezultati ishte me shifrat 1-1, dy ekipet shtrënguan duart për të ndarë pikët me njëra-tjetrën.

Një barazim që i mjaftoi Genk për të siguruar një vend në fazën play off të Champions League ndërsa Westerlo siguroi play off-in e Conferece League. Menjëherë pas kësaj, u shkarkua trajneri i Westerlo, dy kapitenët e skuadrave janë përjashtuar ndërsa të gjithë lojtarët në fushë janë gjobitur. Ky veprim u shoqërua dhe me fërshëllimat e tifozëve në tribuna. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos