Sytë nga finalja, Egnatia dhe Vllaznia premtojnë betejë të dielën

Nga Erald Kodhelaj
18 Maj 2024, 14:24 | Futboll

E para kundër të tretës. Skuadra që po shkruan historinë, kundër një prej emrave më historikë të futbollit shqiptar. Egnatia dhe Vllaznia do të ndeshen këtë të dielë, duke nisur prej orës 20:00 në Arenën Kombëtare, për biletën tjetër në finalen e titullit.

Të dy ekipet kanë rivalizuar gjatë për kreun dhe spektakli pritet të jetë i garantuar edhe në këtë duel të radhës. Në lojë është fati i të gjithë sezonit.

Egnatia synon të shkruajë historinë, ku pasi mbrojti me sukses Kupën e Shqipërisë, beson edhe te titulli i parë kampion.

Te Vllaznia kurora si kampion nuk është vetëm shpëtimi i sezonit, por një ëndërr e ndjekur prej 23 vjetësh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos