Kombëtarja shqiptare U-21 do të luajë ndeshjen e fundit kualifikuese ndaj Armenisë më 15 tetor në stadiumin “Air Albania“, në orën 18:00.
Të hënën nis grumbullimi i Kombëtares U-21 për këtë sfidë, teksa trajneri Alban Bushi ka publikuar listën me 23 lojtarët e ftuar për këtë takim.
11-të lojtarë vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, ndërsa pjesa tjetër aktivizohen në kampionatet jashtë vendit.
Pas fitores ndaj Zvicrës U-21 në transfertë, Shqipëria do të kërkojë triumfin e radhës në “Air Albania”.
Lista e plotë e lojtarëve:
(A2 Televizion)