Ndryshon dënimi për Paul Pogba, ja kur mund të kthehet në fushë francezi

Nga A2 CNN
4 Tetor 2024, 22:22 | Futboll

Ndryshon dënimi për Paul Pogba, ja kur mund të kthehet në

Paul Pogba nuk do ta mbyllë karrierën e tij si futbollist me njollën e dopingut. Mesfushori francez ka marrë një lajm të mirë nga KAS i Lozanës, që ka reduktuar dënimin e tij 4-vjeçar, shkruan A2 CNN.

KAS e ka kthyer dënimin e Pogba në 18 muaj pezullim, duke afruar kështu ndjeshëm datën e një kthimi të mundshëm në fushën e lojës. Futbollisti është endë nën kontratë me Juventusin dhe mund të japë kontributin për këtë ekip duke filluar që nga ky sezon.

Juventusi i caktoi rrogën minimale prej rreth 2 mijë eurosh në muaj, duke e bërë të pavlefshme pagesën e rrogës prej 8 milionë eurosh neto plus 2 milionë euro bonus në vit që përfitonte lojtari. Kjo kontratë do të riaktivizohet tashmë më 11 mars, kur të mbarojë edhe dënimi i Pogba dhe futbollisti do të jetë në dispozicion të klubit.

Pastaj do të jetë në dorën e Juventusit nëse do të kërkojë të rikthejë lojtarin në fushë apo do të kërkojë prishjen e kontratës me marrëveshje, duke shpëtuar nga një shpenzim i tepërt pasi akordi me të zgjat deri në verën e vitit 2026. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos