Dinamo dhe Laçi do të hapin javën e tetë të Kategorisë Superiore. Blutë, që me një fitore mund të marrin përkohësisht kreun e kampionatit, do të luajnë ndaj kurbinasve që mbyllin renditjen.
Sfida do të luhet këtë të premte, në orën 19:00 në “Elbasan Arena”. Të shtunën Partizani do të presë Bylisin, ndërsa Skënderbeu luan përballë Egnatias.
Ndeshjet do të mbyllen të dielën, me përballjen Teuta-Tirana, por mbi të gjitha me supersfidën ndërmjet Vllaznisë dhe Elbasanit.
Një duel direkt për kreun, ndërmjet dy skuadrave pretendente për titullin, ku shkodranët janë në vendin e parë me 13 pikë, teksa elbasanasit ndajnë vendin e dytë me Partizanin, me një pikë më pak. (A2 Televizion)