Ernest Muçi dhe Nedim Bajrami u aktivizuan titullarë në ndeshjet e ekipeve respektive të vlefshme për Europa League, por skuadrat e tyre humbën.
Muçi dha asistin e golit të nderit në humbjen 3-1 të Besiktas ndaj Eintracht Frankfurt, ndeshje të cilën e luajti të plotë, shkruan A2 CNN.
Ndërkohë, Nedim Bajrami luajti 81 minuta në humbjen 4-1 në shtëpi të Rangers ndaj Lyon.
Humbje e hidhur dhe për Romën, që u mposht 1-0 nga Elfsborg.
(A2 Televizion)