Hetimi që u shoqërua me arrestimin e krerëve të tifozëve të Interit dhe Milanit ka zbuluar të tjera prapaskena tronditëse. Hetuesit e Prokurorisë së Milanos nuk janë treguar aspak të butë me Interin, duke e akuzuar klubin zikaltër se ka dhënë kontribut në krijimin e kësaj situate, pasi ka financiar tifozët ultras.
“Kur ka raporte” me Marco Ferdico-n, kapo ultrasin e arrestuar dhe që ndodhet në burg dhe në veçanti kur Interi “dorëzohet përballë presioneve të tij për të marrë më tepër bileta”, në atë rast “klubi efektivisht e financon atë dhe ultras-ët e tjerë”.
Ky është përfundimi i Prokurorisë së Milanos në dosjen për skuadrën zikaltër, në argumentin rreth 19 eksponentëve të lartë të grupimeve të organizuara që janë arrestuar. Aty evidentohen edhe të gjithë pikat që sollën nisjen e procedurës së sekuestros parandaluese për Interin dhe për Milanin, shkruan A2 CNN.
Kjo procedurë nis menjëherë pas evidentimit të veprimtarive të jashtëligjshme në një kompani apo biznes, për të evituar që aktiviteti kriminal të vazhdojnë nga subjektet që cilësohen të rrezikshëm.
Sipas vlerësimit të prokurorëve, “problemi i Interit lidhet me profilin organizativ”, por çështja shkon edhe më tej. Për mënyrën si funksion biznesi në klubin zikaltër, njerëzve të hetuar për krime të rënda u është dhënë mundësia që të përfshihen në strukturën e klubit, shkruan A2.
Për më tepër, Interi e ka minimizuar ndikimin apo rrezikun e tifozëve ultras në Komisionin Komunal të Antimafias. Sipas prokurorëve, në komunikimin me letra apo e-mail, por edhe në audicionin përpara Komisionit Antimafia, përfaqësuesit e klubit kanë dhënë deklarata për veprime pozitive të klubit, që në fakt janë hedhur poshtë nga faktet e fundit dhe që “konfirmojnë zhvlerësimin total të fenomenit”. (A2 Televizion)