Sondazh: A mendoni se është rritur roli i Shqipërisë në politikën ndërkombëtare?
  • Po 54%
  • Jo 46%

Moti i keq, shtyhen 2 ndeshje të Superligës dhe Kategorisë së Parë

Nga A2 CNN
20 Janar 2024, 13:08 | Sport

Moti i keq, shtyhen 2 ndeshje të Superligës dhe Kategorisë

Për shkak të kushteve atmosferike, 2 ndeshje të kampionatit shqiptarë janë shtyrë. Vendimi është njoftuar nga vetë Federata Shqiptare e Futbollit. Bëhet fjalë për ndeshjen Skënderbeu-Dinamo në Superligë dhe Kastrioti-Bylis në kategorinë e parë.

“Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se Skënderbeu-Dinamo (Abissnet Superiore) dhe Kastrioti-Bylis (Kategoria e Parë) janë shtyrë për shkak të kushteve atmosferike”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Deri më tani nuk ka një informacion për datat se kur do të luhen këto ndeshje.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli