I zhveshur në temperaturë -21 gradë, stërvitja e çmendur e kampionit olimpik

Nga A2 CNN
10 Janar 2024, 12:02 | Sporte të tjera

I zhveshur në temperaturë -21 gradë, stërvitja e

Atleti olimpik, Karsten Warholm, i cili është shpallur kampion në 400 metra me pengesa, ka sfiduar të ftohtin polar të Norvegjisë në një mënyrë tepër origjinale.

Ai ka publikuar në rrjetin social Instagram, një video nga stërvitja e tij në “Bislett Stadion” të Oslos, ku pista është e mbuluar nga dëbora.

Në kushte ekstreme, me temperaturën që shënon -21 gradë celsius, fituesi i tre medaljeve të arta botërore vrapon i veshur vetëm me tuta sportive dhe pa bluzë.

Trajneri i tij, Olav Alnes, e ndjek nga afër me kronometër, i veshur siç duhet për t'u përballur klimën e ashpër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos