Kristian Prenga ka arritur të triumfojë edhe ndaj Christopher Arnold. Gjiganti shqiptar, nga Mirdita i mbylli gjërat me dorën e tij te djathtë, duke e goditur kundërshtarin e tij më një grusht’ të papritur pas 2:27 minuta të ndeshjes të tyre të planifikuar me tetë raunde në Qendrën Prudential në Newark.
Flamuri kuq e zi nën muzikën e filmit “Skënderbeu” e shoqëron Prengën në të gjitha paraqitjet e tij, së bashku me shqiptarët qe e ndjekin atë këmba këmbës në të gjitha ndeshjet që zhvillon, dhe e ndezin atmosferën më shumë se askush. (A2 Televizion)