Çiklizëm, Veliaj dhe Balaj fitojnë dy etapat e Kupës së Shqipërisë

Nga Erald Kodhelaj
13 Maj 2024, 16:42 | Sporte të tjera

Olsion Veliaj i Tiranës dhe Mateo Balaj i Vllaznisë janë fituesit e dy etapave të Kupës së Shqipërisë në çiklizëm për kategorinë "elitë".

Në etapën e parë Qukës - Korçë ka qenë çiklisti i Tiranës ai që kaloi i pari në finish ndërsa në etapën e dytë Korçë - Bilisht - Goricë e Madhe – Korçë, me distancë 100 kilometra triumfoi shkodrani Balaj.

Etapa e dytë e juglindjes edhe për çiklistët ka qenë më e vështire për shkak të terrenit të thyer malor nga Qafë Zvezda deri në Goricë të Madhe e kthim.

Në dy etapat e Kupës së Shqipërisë morën pjesë 40 çiklistë të moshave të ndryshme, përfshi edhe sportistë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos