Pas 25 vjetësh, Tirana shpallet kampione e Shqipërisë në basketboll për femra

Nga A2 CNN
3 Maj 2024, 21:06 | Sporte të tjera

Pas 25 vjetësh, skuadra e Tiranës në basketboll për femra është shpallur kampione e Shqipërisë duke mposhtur Flamurtarin në serine e finaleve playoff me rezultatin e përgjithshem 3-1.

Herën e fundit Tirana ishte shpallur kampion në kohën kur trajnerja aktuale Mirza Alibegaj, vishte fanellën bardheblu si lojtare.

Vajzat bardheblu thyen dominimin e Flamurtarit në “Feti Borova”, duke e çuar në 3-1 serinë e finaleve dhe fituan trofeun që mungonte prej 25 vitesh

Finalja e sotme u mbyll me rezultatin 73-51, në një sezon që ka parë Flamurtarin të fitojë Kupën e Shqipërisë, Partizani Superkupën dhe Tirana titullin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos