Anulohet gjysmëfinalja e basketbollit Teuta-Vllaznia, shkodranët tërhiqen nga loja

Nga Erald Kodhelaj
3 Maj 2024, 16:41 | Sporte të tjera

Ndeshja e tretë gjysmëfinale mes Teutës dhe Vllaznisë në basketbollin për meshkuj është anuluar. Skuadra shkodrane është tërhequr nga loja prej sirenës së kohës.

Në fund të periodës së dytë basketbollisti i Teutës, Elian Memçaj, realizoi një trepikësh, i cili u kontestua nga Vllaznia për shkak se sipas tyre koha kishte përfunduar.

Tekniku shkodran Damian Bekteshi, kërkoi që sirena e kohës të jetë automatike. Pavarësisht negociatave të Teutës dhe sekretarit të përgjithshëm të FSHB-së, Franko Bushatit, Vllaznia refuzoi të rikthehej në parket.

Tani do të vendosë Komisioni i Garave në FSHB për fatin e këtij takimi. Ndeshja u anulua kur rezultati ishte 47-40 për Teutën pas dy periodave loje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos