Pas triumfit të Besëlidhjes me Tiranën, është luajtur edhe sfida tjetër gjysmëfinale në basketboll për meshkuj. Teuta u përball me Vllazninë në pallatin e sportit Ramazan Njala në Durrës. Bregdetarët triumfuan me rezultatin e thellë 103 me 73.
Një dominim absolut ky i Teutës, ku diferenca me 30 pikë në fundin e lojës, nuk shërbeu vetëm për fitoren në ndeshjen e parë, por mbi të gjitha do të jetë një avantazh psikologjik për duelet e radhës.
Sfida e dytë ndërmjet Teutës dhe Vllaznisë do të luhet këtë të diel në orën 19 në Shkodër. Kuqeblutë duhet me patjetër të regjistrojnë një paraqitje të mirë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, në mënyrë që të mbajnë ndezur shpresat për një vend në finalen e titullit. (A2 Televizion)