Distria Krasniqi shpallet kampione e Europës

Nga A2 CNN
25 Prill 2024, 18:42 | Sporte të tjera
Distria Krasniqi shpallet kampione e Europës

Distria Krasniqi ka shkëlqyer në kampionatin Europian të xhudos, i cili është mbajtur në Zagreb të Kroacisë, aty ku ka arritur të rrëmbejë medaljen e artë.

28-vjeçarja, e cila garoi në peshën deri në 52 kilogramë, mposhti në finale xhudisten italiane Odette Giuffrida.

Me këtë triumf, Krasniqi shfaq formën e saj të jashtëzakonshme para Lojërave Olimpike, të cilat do të mbahet gjatë kësaj vere në Paris, aty ku pretendohet medalja e artë nga Kosova.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi