Xhudistët nga Kosova vijojnë të shkëlqejnë në arenën ndërkombëtare. Distria Krasniqi ka siguruar finalen e Kampionatit Europian që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Krasniqi, e cila garon në peshën deri në 52 kilogramë, mposhti në gjysmëfinale xhudisten nga Ukraina, Anna Borodina.
Tashmë, 28-vjeçarja nga Kosova ka siguruar medaljen në Europian dhe do të synojë atë të arit në ndeshjen ku do të jetë përballë xhudistes italiane, Odette Guiffrida. (A2 Televizion)