Titulli, volejboll meshkuj, Tirana mund Partizanin dhe fiton finalen e parë

Nga A2 CNN
23 Prill 2024, 16:50 | Sporte të tjera

Titulli, volejboll meshkuj, Tirana mund Partizanin dhe fiton finalen e parë

Tirana e volejbollit për meshkuj fitoi finalen e parë për titullin kampion në derbin e kryeqytetit. Bardheblutë arritën të ndalonin Partizanin që deri më tani nuk regjistronte asnjë humbje në parket. Fillimi ishte më i mirë për ekipin e kuq që mbylli setin  e parë me shifrat 25-21. Megjithatë kundërpërgjigja e bardhebluve ishte e shpejt.

Ekipi i Arben Sakos fitoi setin e dytë 20-25 dhe rihapi takimin. Gabimet individuale dhe të njëpasnjëshme të skuadrës së kuqë bënë që Tirana të kthente çdo gjë në favor të saj.

Ekipi i Sakos fitoi dy setet e tjera me shifrat 21-25 dhe 24-26 dhe hipotekuan fitoren e parë në finale. Finalja e dytë do të luhet këtë të enjte në orën 19:00 në palestrën sportive në Farkë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos