Titulli, volejboll femra, Skënderbeu fiton finalen e parë përballë Tiranës

Nga Dea Kozma
22 Prill 2024, 17:05 | Sporte të tjera

Titulli, volejboll femra, Skënderbeu fiton finalen e parë

Skënderbeu i volejbollit të vajzave vijon të dominojë në parket. Në finalen e parë korçarët mundën me rezultatin e pastër 3-0 Tiranën dhe hedhin një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion. Në ndeshjen e zhvilluar pallatin e sportit “Tamara Nikolla” në Korçë, tifozeria vendase krijoi një atmosferë të ndezur, me rreth 1500 tifozë që brohorisnin për ekipin korçar.

Seti i parë ,ishte shumë i luftuar, por korçarët në momentin vendimtar ishin më efikas dhe e fituan  me shifrat 25-23 . Në të dytin, kryeqytetaset u përpoqën të reagonin madje dolën dhe në avantazh 16- 18, por në fund ishin sërish korçarët që shënuan 5 pikë radhazi dhe mbyllën setin me shifrat 25-20.

Bardheblutë provuan deri në fund për t’u kundërpërgjigjur, por në fund ishin korçarët ato që fituan me shifrat 26-24. Finalja e dytë do të luhet këtë të mërkurë në orën 19:00 në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi