Parisi është gati, 100 ditë para nisjes së Lojërave Olimpike

Nga Dea Kozma
18 Prill 2024, 17:06 | Sporte të tjera

Parisi është gati, 100 ditë para nisjes së Lojërave

100 ditë para nisjes së Lojërave Olimpike , ambasada franceze në Tiranë zhvilloi një takim me gazetarët për të treguar disa detaje nga ky turne botëror.

Aktiviteti që do të mbahet në Paris nis në datën 26 korrik dhe përfundon në 11 gusht ndërkohë ato që konsiderohen lojërat paraolimpike do të nisin në 28 gusht deri në 8 shtator.

Rreth 15 mijë sportistë do të garojnë në 32 disiplinë ndërsa në fund do të shpërndahen 4500 medalje. Ambasadorja franceze në Tiranë Suard garantoi siguri të plotë ndërsa urojë që sportistët shqiptarë të marrin medaljen e parë olmpike.

Deri më tani pjesëmarrjen në Paris e kanë siguruar me normë Olimpike, Luiza Gega në Atletikë dhe Abakarov në mundje por ne ditët ne vijim pritet te shtohen te tjerë sportiste.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli