Për të tretin vit me radhë në "Shtëpinë e Kuajve" në Turan të Korçës organizohen gara kombëtare me pengesa për kuaj. Gjatë këtyre tre viteve garat kanë treguar se është shtuar së tepërmi interesi i garuesve në të gjitha moshat.
Hilmi Myrtollari, inspektor kalërimi në shtëpinë e kuajve tregon se gjatë këtyre tre viteve të fundit ka interes të shtuar jo vetëm për kalërimi por më kryesorja turistë vendas e të huaj kërkojnë të ecin me kuaj në rrugën "Egnatia" e njohur si rruga e karvanave.
Qaimil Gjonbibaj kryegjyqtar i këtyre garave ka mendimin se duhet punë për të krijuar atë marrëveshje e kalorësit me kalin. Në qoftë se do të shkojmë të organizuar në gara ndërkombëtare të hipizmit.
Në garat e këtij viti kanë marre pjese me shume se 30 kalorës të moshave të ndryshme nga Korça e kryeqyteti. (A2 Televizion)