Shqiptarët mbushën “O2 Arena” në Londër në mbështetje të boksierit Florian Marku, i cili nuk ia doli të mposhtet anglezin Chris Kongo, i cili triumfoi me pikë.
10 raunde ishin thuajse të barabartë, ndërsa një goditje Marku e mori në raundin e tetë, teksa arbitri e ndëshkoi me faull për goditje të kundërshtarit pas koke. Chris Kongo, i cili ishte më i gjatë se shqiptari, shpesh tentonte të lidhej me Markun për të fituar kohë dhe për të kaluar momentet e tij të vështira.
Kjo ndeshje ishte e vlefshme për titullin interkontinental në IBO, ndërsa humbja ishte e para për Markun, i cili në karrierën e tij koleksionon 13 fitore, një barazim dhe një humbje tashmë. (A2 Televizion)