I larguar nga Roma dhe në pritje të një projekti të ri, Jose Mourinho i është dedikuar pasionit për shpejtësinë.
Trajneri i mirënjohur shfrytëzoi Çmimin e Madh të Portugalisë në MotoGP, për të ndjekur garën në klasin mbretëreshë për motorrë.
Ai u takua me disa prej pilotëve më të rëndësishëm të cirkuitit, vizitoi bokset e skuadrave pjesëmarrëse në Botëror dhe në fundin e garës në Algarve kishte nderin që të tundte flamurin në finish, aty ku i pari kaloi Horge Martin me Pramak Riesing. (A2 Televizion)