Kupa e botës në ski, Lara Colturi e mbyll e 11 në sllallomin gjigant

Nga Dea Kozma
18 Mars 2024, 13:03 | Sporte të tjera

Kupa e botës në ski, Lara Colturi e mbyll e 11 në sllallomin

Sukses pas suksesi. Lara Colturi ka bërë që sporti i skive në Shqipëri të ngrihet në nivele të paprecedenta. Pasi siguroi pjesëmarrjen e parë historike të vendit tonë në finalet e Kupës së Botës, talentja 17-vjeçare vazhdoi të regjistrojë rezultate të larta.

Ajo u klasifikua në vendin e 11-të në garën e Sllallomit Gjigand, në finalen përmbyllëse të aktivitetit në Salbah të Austrisë.

Më parë, Lara Kolturi ishte pozicionuar në vendin e 16-të në finalen e Sllallomit. Në total, kampionia kuqezi e mbylli në vendin e 17-të Kupën e Botës në ski, duke regjistruar një rezultat fantastik për Shqipërinë në pjesëmarrjen parë historike të këtij kompeticioni, ku Lara ishte edhe skiatorja me moshën më të re nga të gjitha konkurrentet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos