Partizani, fitues i “Kupës së Shqipërisë” në volejboll për meshkuj

Nga A2 CNN
17 Mars 2024, 22:17 | Sporte të tjera

Partizani, fitues i “Kupës së Shqipërisë”

Partizani në volejboll për meshkuj ka arritur të triumfojë në Kupën e Shqipërisë. Te kuqtë e drejtuar nga trajneri Ylli Tomorri kanë arritur të ngrenë lart trofeun, pasi mundën me rezultatin e pastër 3-0 bardheblutë e Tiranës.

Trofeu i ekipit fitues u dorëzua në fund të ceremonisë nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi.

Ndërkohë, këtë të diel, në volejboll për femra ishte Skënderbeu i Korçës që arriti të ngrejë lart këtë trofe të rëndësishëm në këtë sport, pasi mundi në finalen e luajtur në sallën "Farije Hoti" Tiranën me rezultatin 1-3 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos