Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 50%
  • Mungesa e kohës 33%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 17%

Nga 0 në 100 KM/H, Formula E thyen rekordin e Formula 1 në nisje

Nga Erald Kodhelaj
12 Mars 2024, 17:06 | Sporte të tjera

Nga 0 në 100 KM/H, Formula E thyen rekordin e Formula 1 në nisje

Në një moment historik për sportet motorike, pilotja saudite Rem Al Abud regjistroi kohën më të shpejt në start, për të arritur nga 0 deri në 100 kilometra në orë.

Me makinën elektrike të garave GENBETA, e nisur nga vendi ajo arriti shpejtësinë 100 kilometra në orë, në vetëm 2,49 sekonda.

Kronometri u ndal edhe më shpejt se koha standarde e përcaktuar për makinat e Formula Një, duke kaluar parametrin e referimit të vendosur nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit për njëvendëshet e garave.

Ky rekord konfirmoi zhvillimin e jashtëzakonshëm të programit GENBETA në Formula E, që bazohet në makinat e garave të gjeneratës së tretë dhe të përmirësuar nga partnerët e kampionatit. Përveç thyerjes së primateve të shpejtësisë, Formula E konfirmoi edhe objektivin e përfshirjes së sa më tepër piloteve femra në gara.

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi