Atletika Shqiptare vazhdon t’i sigurojë Shqipërisë arritje në arenën ndërkombëtare. Franko Burraj është atleti shqiptar që arriti deri në gjysmëfinalet e botërorit të atletikës për salla të mbyllura që u zhvillua në Glasgow.
25-vjeçari regjistroi kohën 46 sekonda 86 të qindat, duke përmirësuar rekordin kombëtar që mbahej prej tij me 3 të qindat më pak.
Ndërkohë në gjysmëfinale, Burraj u rendit në vendin e 6 të baterisë së tij me kohën 47 sekonda e 78 të qindat, e pamjaftueshme për të arritur në finale.
Pavarësisht kësaj, Burraj u bë i pari sportist mashkull që siguron gjysmëfinalen e këtij aktiviteti. (A2 Televizion)