Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 73%
  • Mungesa e kohës 18%
  • Mungesë motivimi 9%
  • Lodhja fizike 0%

LeBron James shkruan historinë, 40 mijë pikë për një rekord të ri

Nga A2 CNN
4 Mars 2024, 11:50 | Sporte të tjera

LeBron James shkruan historinë, 40 mijë pikë për një

Ndeshjet e kësaj fundjave në NBA kishin një protagonis tabsolut. LeBron James arriti dhe madje kaloi kuotën e 40 mijë pikëve të realizuara në basketbollin amerikan.

Një arritje historike, të cilën askush përpara tij nuk e kishte realizuar. Mbretit James i mjaftonin 9 pikë për shifrën e jashtëzakonshme. Rekordin e realizoi me një lëvizje fantastike dhe më pas mori duartrokitjet e mijëra tifozëve të pranishëm.

LeBron e mbylli ndeshjen me 26 pikë, duke e thelluar primatin historik në 40 mijë e 17 pikë. Pavarësisht arritjes personale të yllit të ekipit, Los Anxhelos Lakers u mposht nga Denver me rezultatin 114 me 124.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi