Gjimnasti kuqezi, Matvei Petrov i pesti në kupën e botës “Cottbus 2024”

Nga Erald Kodhelaj
27 Shkurt 2024, 16:35 | Sporte të tjera

Gjimnasti kuqezi, Matvei Petrov i pesti në kupën e botës

Shqipëria e gjimnastikës kthehet në konkurrim. Kampioni kuqezi, Matvei Petrov mori pjesë në Kupën e Botës “Kotbus 2024”.

Përballë kundërshtarëve të nivelit të lart, 33-vjeçari u pozicionua në vendin e pestë gjatë aktivitetit të zhvilluar në Gjermani.

Edhe pse kishte shpresa të mëdha për tu ngjitur në podium, ky është një rezultat i rëndësishëm nga sportisti rus i natyralizuar si shqiptar në vitin 2018.

Petrov i ka dhuruar Shqipërisë titullin si kampion Europe në kalin me doreza në vitin 2020, teksa në etapat e Kupës së Botës numëron 4 medalje të arta, 1 argjendi dhe 2 medalje bronzi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos