Dita e parë e provave në Formula 1, Verstappen e Red Bull dominojnë në Sakhir

Nga Erald Kodhelaj
21 Shkurt 2024, 17:20 | Sporte të tjera

Dita e parë e provave në Formula 1, Verstappen e Red Bull

Red Bull mbetet skuadra për tu mposhtur në Formula 1. Kjo u konfirmua edhe në ditën e parë të provave të sezonit të ri, të cilat u zhvilluan në Sakhir.

Kampionët e botës në fuqi për pilotë dhe konstruktorë dominuan testet.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FORMULA 1® (@f1)

Pas 66 xhirove, Maks Vershtapen regjistroi kohën më të shpejt, me një minutë, 32 sekonda e 548 të mijëtat. Ai ishte rreth 7 të dhjetat më i shpejt se Leklerk me Ferrari, teksa Sainz zbriti në pistë vetëm në provat e pasdites.

Dita e parë e provave në Formula 1, Verstappen e Red Bull

Xhorxh Rasëll regjistroi vetëm kohën e gjashtë me makinën Mercedes, me skuadrën që preferoi mos ti niste testimet me Luis Hamilton.

Me pak fjalë, ky ishte sinjali se kampionin britanik e pret një vit si i ndarë në shtëpi, pasi njoftoi se në 2025-ën do ti bashkohet Ferrarit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë