Tre medalje argjendi në Kampionatin Europian të Peshëngritjes.Kjo është arritja fantastike e dy kampionëve kuqezi, Erkand Qerimaj dhe Krist Ramadani, në eventin që po zhvillohet në Sofje të Bullgarisë.
Qerimaj u shpall nënkampion Europe në stilin e shkëputjes, me 155 kilogramë të ngritura, duke marrë medaljen e argjendit në kategorinë deri në 81 kilogramë.
Në të njëjtën garë, por me rezultatet nga bateria B, erdhën edhe dy tituj nënkampionë Europe për Krist Ramadanin. Ai u pozicionua i dyti në shtytje dhe në dygarësh me 341 kilogramë të ngritura në total, duke fituar me meritë të plotë dy medaljet e argjendit.
Peshëngritja mbetet sporti që i dhuron Shqipërisë rezultatet më të larta në arenën ndërkombëtare. (A2 Televizion)