Luiza Gega e veshur me ar. Dy medalje të arta për atleten shqiptare, në 1500 dhe 3000 metra, në kampionatin ballkanik të sallave të mbyllura, që u zhvillua në Stamboll të Turqisë.
Garat ishin taktike, pasi duhej që atletja të merrte dy të arta pavarësisht se dy disiplinat ishin shume afër njëra-tjetrës.
Luiza është atletja që ka 10 medalje të Arta në Kampionatet e Sallave të mbyllura si askush tjetër më parë në historinë e Ballkanit. (A2 Televizion)