Sondazh: Sipas jush, brezi më i lumtur është:
  • X (1960-1980) 33%
  • Millenials (1981-1996) 56%
  • Z (1997-2011) 11%
  • Alpha (2012-2025) 0%

Mahomes fenomenal, Kansas City Chiefs mbrojnë titullin

Nga Erald Kodhelaj
12 Shkurt 2024, 10:40 | Sporte të tjera

Mahomes fenomenal, Kansas City Chiefs mbrojnë titullin

Kansas City mbrojti me sukses titullin kampion në futbollin amerikan. Chiefs triumfuan në finalen e Super Bowl 2023, duke kaluar San Franciskon në shtesa me rezultatin 25-22.

Në këtë mënyrë, ata arritën të fitonin titullin e dytë me radhë kampion dhe të katërtin në historinë e skuadrës.

Padyshim që ylli i mbrëmjes ishte i zakonshmi Patrick Mahomes. Me kundërshtarët që kryesonin në gjysmën e parë të duelit qendërmbrojtësi, u ngjit në katedër, duke udhëhequr përmbysjen e Kansas City.

Mahomes fitoi unazën e tretë të kampionit dhe i shtohet listës së vogël të legjendave që në secilën finale të luajtur janë shpallur si “Lojtarët më të Mirë” të ndeshjes.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani