Volejboll, Partizani mund Teutën dhe mbetet në krye të klasifikimit

Nga Dea Kozma
8 Shkurt 2024, 18:11 | Sporte të tjera

Volejboll, Partizani mund Teutën dhe mbetet në krye të

Superliga e voljebollit të meshkujve nisi fazën e dytë të kampionatit me ndeshje intersante. Partizani shkëputet në krye, teksa regjistroi fitoren e tetë radhazi përballë Teutës së vendit të fundit.

Kryeqytetasit mundën 3-0 me sete bregdetarët në një ndeshje pa histori. Skuadra e Ylli Tomorit fitoi me shifrat 25-19, 25-23 dhe 25-18. Pas kësaj fitoreje, të kuqtë mbeten në vendin e parë me 24 pikë, me 8 fitore në po kaq ndeshje. 

Në takimin tjetër, Tirana bëri detyrën ndaj Erzenit dhe fitoi me rezultatin e pastër 3-0 në palestrën sportive “Farie Hoti”. Seti i parë ishtë shumë i luftuar, por në fund Tirana arriti ta fitojë me shifrat 27-25, ndërsa dy setet e tjera përfunduan 25-21 dhe 25-22 për Tiranën.

Dy lojtarët që spikatën ishin Ledion Martiro me 16 pikë dhe Oforah me 14, të dy volejbollistë të Tiranës. Pas këtij suksesi, bardheblutë mbeten në vendin e katërt me 14 pikë, ndërsa Erzeni në vendin e dytë me 18 pikë. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli