Sondazh: Sa e rrezikon Shqipërinë përshkallëzimi i konfliktit Iran - Izrael?
  • Shumë 22%
  • Pak 78%
  • Aspak 0%

Transferimi i shekullit, kalimi i Hamilton rrit vlerën e Ferrarit me 7 mld dollarë brenda 24 orëve

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2024, 13:17 | Sporte të tjera

Transferimi i shekullit, kalimi i Hamilton rrit vlerën e Ferrarit me 7 mld

Kalimi i Lewis Hamilton te Ferrari mund të jetë transferimi i shekullit në botën e sportit dhe që nga dje siç vetë skuderia kokëkuqe ka konfirmuar është një realitet në botën e Formula 1.

Transferimi që tronditi botën sportive krijon një binom që mund të jetë i frikshëm duke nisur nga 2025. Piloti i suksesshëm britanik bashkon forcat me kompaninë më të famshme, duke nënshkruar një kontratë që ka të ngjarë të jetë më fitimprurësja në historinë e Formula1.

Ky kapitull i ri në karrierën e Hamilton përfaqëson atë që ka të ngjarë të jetë finalizimi i ëndrrës së tij për të fituar një kampionati të tetë botëror, duke shkruar historinë e këtij sporti duke parakaluar legjendën Michael Schumacher.

Nëse piloti britanik, tashmë 39-vjeç realizon misionin me kostumin e kuq dhe makinën Ferrari, atëherë ajo e tija do të jetë një histori që do ta kishin zili edhe skenaristët e Netflix.

Nga ana tjetër, për Ferrarin kjo marrëveshje sjell emrin më të madh të F1 për një ekip që tashmë ka pritshmëri shumë më të madhe se çdo tjetër. Kostot janë të larta për të dyja palët, por fitimi i një kampionati do të jetë astronomik. Ekuilibrat që shpalosen nga lëvizja e Hamiltonit janë të mëdha. Largimi i 39-vjeçarit në fund të vitit do ta lërë Mercedesin me një boshllëk të madh në linjën e shoferëve për vitin 2025 dhe pak më shumë se 12 muaj kohë për ta mbushur atë.

Ndërkohë, vlera e Ferrarit u rrit me 7 miliardë brenda pak orësh për shkak të marrëveshjes me të. Reagimi i tregut, në fakt, tregon rëndësinë e marrëveshjes. Para se të kishte njoftime zyrtare nga Mercedes dhe Ferrari, çmimi i aksioneve të kokëkuqes italiane në bursën e Nju Jorkut  u rrit nga 346.78 miliardë dollarë në 384. Kjo do të thotë se Ferrari u hodh si vlerë në tregun e kapitalit, nga 62.4 miliardë dollarë në 69.12.

Çmimi për një aksion u rrit me rreth 10%, natyrisht duke sjellë kërcimin e përgjithshëm në vlerën e skuderisë. Këto janë shifra rekord për kompaninë që kur Ferrari u bë publik në bursën e Nju Jorkut.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli